Kurti-bashkëatdhetarëve: Sot është afati i fundit për ta dërguar votën tuaj
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nëpëmjet një videoje i është drejtuar bashkëatdhetarëve me rastin e votimit për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurti iu ka bërë thirrje atyre që ta dërgojnë votën e tyre me postë.
“Të gjithë ju që nuk e keni dërguar votën tuaj, sot është dita e fundit për ta bërë. Sepse vota duhet të mbërrij në Kosovë me datë 5 tetor. Nëse vota juaj mbërrin më 7 tetor është e pavlefshme dhe nuk mund ta mbrojmë”.
Ai i ka falënderuar gjithë votuesit për votën që i kanë dhënë VV-së.
” Më 6 tetor numri është 126. Urime fitorja”./FaktePlus/
126 seconds message to our international friends.
126 seconds message to our international friends.
Gepostet von Albin Kurti am Mittwoch, 2. Oktober 2019