Abrashi: Llapi ka dëshmuar se vetëm LDK-së i beson në ndërtimin e shtetit
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (Arban Abrashi), po merr pjesë në tubimin e kësaj partie në Podujevë.
Ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij “Facebook” ku ka bashkangjitur dhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes ka thënë se Podujeva e ka dëshmuar përherë që vetëm LDK-së i beson në ndërtimin e shtetit.
Për çka Abrashi ka falënderuar llapjanët që po bën LDK-në të ndihet krenare.
Arban Abrashi garon në zgjedhjet e 6 tetorit me numër 13 në listën e LDK-së.