Ja pse i duhet Valon Murati Kuvendit të Kosovës sipas analistëve (Video)
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim që po kandidon për deputet në listën e PDK-së, është vlerësuar nga analistët.
Analistët kosovar në një debat televiziv kanë treguar edhe arsyeje pse duhet të votohet Valon Murati, e që në 2014-ën ai ishte edhe Ministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës.
Analisti Valon Syla thotë se Valon Murati është kandidati më i kompletuar dhe i zellëshëm.
“Është një kandidat i kompletuar, është i zellshëm, nuk ka asnjë fjalë për korrupsion, është pjesa ideale gjeneratës që i përket. Ai nuk u zhyt në këto lojëra tenderologjisë dhe i mbeti besnik luftës që e kishte nisur dhe mbajti imazhin e tij i cili sot garon në koalicion me PDK”, thotë ai.
Edhe analisti Faton Abdullahu e Baton Haxhiu kanë theksuar dhe kanë dhënë lëvdata për Muratin.
Më poshtë sjellim dhe një video nga deklaratat e analistëve: