Mbi 34 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 6 tetorit
Komisioni Qendror Zgjedhor ka akredituar edhe 1 mijë 230 vëzhgues të rinj për zgjedhjet e 6 tetorit.
Këtë e ka bërë të ditur për FaktePlus, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se akreditimi i tyre është bërë tani.
Numri i vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet e 6 tetorit për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi tani ka shkuar mbi 34 mijë, ose saktësisht 34,104 vëzhgues.
Në këtë grup të madh të vëzhguesve bëjnë pjesë vëzhguesit e Organizatave Jo-qeveritare, vëzhguesit nga partitë politike e gjithashtu vëzhguesit nga Bashkimi Evropian.
Vlen të theksohet se para rreth një muaj është bërë e ditur se Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë ekip të vëzhguesve për zgjedhjet e 6 tetorit./FaktePlus/