Limaj: Pavarësisht rezultatit të 6 tetorit, duhet konsensus i forcave politike
Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje të një rendesie të vecantë të cilat mund të përcaktojnë të ardhmen e vendit për disa dekada.
Kreu i Nismës ka thënë se vendin e presin tema shumë të rëndesishme të cilat vetëm duke pasur një konsensus sa më të gjëre mund të marrin epilogun e duhur.
Në një interviste për televizionin a2 CNN, ai ka thënë se duke i ditur temat të cilat e presin vendin, atëhere forcat politike detyrimisht duhet që pavarësisht rezultatit duhet të jenë më të bashkuara për të arritur konsensusin e nevojshem dhe t’i mbyllin ato tema.
Prandaj ka thënë se Projekti i Nismës Bashkë për Shtetin e ka këtë kuptim dhe se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë kanë bërë punë të mëdha për vendin.
“Zgjedhjet që po vinë nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës për shkak të temave që e presin vendin tonë. Janë disa tema jashtëzakonisht të rendesishme të cilat detyrimisht bëjnë që forcat politike ë Kosovës, pavarësishst rezultatit duhet jemi të bashkuar në këto tema për të pasur një konsensus sa më të gjere dhe per t’i mbyllur disa tema me te rendesishme, prandaj edhe projekti ynë Bashkë për Shtetin e ka këtë kuptim”, ka thënë ndër të tjera Limaj./FaktePlus/