Leqina e Izbica në përkrahje të PDK-së dhe Bekim Haxhiut
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka marrë përkrahje nga banorët e Izbicës dhe Leqinës, për zgjedhjet e 6 tetorit.
Haxhiu i cili synon postin e deputetit për mandatin e katërt, ka thënë se përkrahja për të dhe PDK-në me kryeministrin Kadri Veseli, është e madhe në fshatrat e Drenicës.
“Nga Leqina në Izbicë, me këngë e qifteli në përkrahje të Partisë Demokratie të Kosovës dhe Kryeministrit të ardhshëm z. Kadri Veseli, drejtë fitores se madhe të 6 Tetorit. Odat e Drenicës nuk po i nxanë përkrahesit e Partisë Demokratike të Kosovës. Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen, Leqinë dhe Izbicë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haxhiu. /FaktePlus