Arban Abrashi: Me fitoren e LDK-së secili qytetarë do të ndjehet i dobishëm dhe krenarë me Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka takuar disa të rinj kosovar.
Ai krahas një fotografie që ka publikuar me këta të rinj, ka thënë se ikja e të rinjve është plaga më e madhe e Kosovës, por që sipas tij rrjedhimisht është edhe shtylla kryesore e programit të LDK-së.
Abrashi, ka treguar edhe disa nga arsyet se pse të rinjtë po ikin nga Kosova.
“RINIA
Ikja e të rinjve, është plaga më e madhe e Kosovës. Rrjedhimisht është shtylla kryesore e programit të LDK-ës. Të rinjtë po ikin për shkak se kanë humbur shpresat në shtet, në konkurrencë të barabartë për punësim dhe hapësirë veprimi, në insentive për ndërmarrësi inovative”, ka shkruar Abrashi.
Megjithëkëtë, Abrashi thekson se në zgjedhjet e 6 tetorit ku LDK do të del e para, secili qytetarë do të ketë hapësirë veprimi e pune e që do të ndjehet i dobishëm.
“Me fitoren e LDK-së më 6 tetor, secili qytetarë do të ketë hapësirë veprimi e pune dhe do të ndjehet i dobishëm e krenarë me Kosovën tonë”, ka shkruar ai.
Arban Abrashi garon për deputet në këto zgjedhje me numrin 13.
#ArbanAbrashi13
#VjosaKryeministre
#LDK134