Brestovci: Plani im ofron mundësi reale që të ndryshohet jeta e qytetarëve
Kandidati për deputet nga Nisma, Bekim Brestovci ka shprehur bindjen e tij se qytetarët e Kosovës çdo ditë e më shumë po e përqafojnë socialdemokracinë, si zgjidhja e vetme për ekonominë, arsimin, çështjet sociale etj.
Brestovci ka thënë se plani i tij është i zbatueshëm dhe ofron mundësi reale që të ndryshohet jeta e qytetarit në Kosovë.
“Me përvojën mbi 25 vjeçare dhe suksesin e arritur në ekonomi, si deputet i legjislaturës së re, unë do t’i dalë zot realizimit të projektit tim nga i cili çdo qytetar do të ndjej mbështetjen e shtetit. Plani im është i zbatueshëm dhe ofron mundësi reale që të ndryshohet jeta e qytetarit! Bashkë me ju për Shtetin tonë!”, ka shkruar në rrjetin social Brestovci.
Sipas tij, socialdemokracia është një ideologji politike, sociale dhe ekonomike që mbështet promovimin e drejtësisë shoqërore, duke u bërë zëri kryesor për njerëzit e thjeshtë.
Andaj Brestovci ka shfaqur besimin se qytetarët e Kosovës po e përqafojnë çdo ditë e më shumë socialdemokracinë, si zgjidhja e vetme për ekonominë, arsimin, çështjet sociale etj.