Ismaili: Gjithmonë mirënjohës e falënderues popullit dhe qeverisë së ShBA-së
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismaili ka thënë se me mbështetjen qytetare çdo ditë e më shumë po konfirmohet fitorja e PDK-së, e cila ka edhe bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)
Ai kë dhënë këtë vlerësim pas tubimit të djeshëm që është mbajtur në Gjilan, e ku dha një mesazh Matthew Whitaker ish- prokuror i Përgjithshëm i SHBA-ve në qeverinë e Presidentit Trump.
“Përveç tjerash ai theksoi se vetëm Kadri Veseli me programin e tij qeverisës kundër luftës ndaj korrupsionit dhe nepotizmit mund të bëjë ndryshimet e mëdha në Kosovë. PDK sot ndihet e nderuar që bashkë në fushatë zgjedhore kishte mikun tonë Matthew Whitaker. ShBA si në kohë luftë si në kohë paqeje gjithmonë janë rreshtuar përkrahë çlirimtarëve. U jemi gjithmonë mirënjohës dhe falënderues popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve. Zoti i bekoftë amerikanët dhe shqiptarët!”, ka shkruar Ismaili.