Limaj merr mbështetje nga familje më traditë në Vushtrri
Kandidati për kryeministër i koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka zhvilluar sonte në orët e mbrëmjes një varg takimesh nëpër fshatrat e komunës së Vushtrrisë. Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në këto takime të shumta që sonte ka zhvilluar nëpër fshatrat e Vushtrrisë, është pritur mirë nga shumë familje me traditë të kësaj zone.
Kreu i Nismës, njëherit kandidat për të parin e Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj ka bashkëbiseduar me mbështetësit e tij në Vushtrri dhe ka kërkuar nga ta që këto ditë të mbetura të fushatës të angazhohen maksimalisht në mënyrë që më 6 tetor koalicioni Bashkë për Shtetin të arrijë një fitore të madhe.
Ndryshe, partia e Limajt sot gjatë ditës ka mbajtur tubime elektorale në Drenas, Lipjan e Fushë Kosovës, ndërsa nesër ky subjekt ka njoftuar se do të mbajnë tubim elektoral në Prishtinë.