Haradinaj: Amerika nuk e do servilizmin, i do liderët që e mbrojnë popullin dhe vendin e vet
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka raporte të forta me amerikanët, derisa ka shtuar se burrështetasit amerikanë nuk e duan servilizmin. Ai ka thënë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar.
“Për mua thoshin u prishë me Amerikë, por unë në ditën e parë të fushatës isha në Amerikë. Amerika është aleate e Kosovës, nuk është e politikanëve. Nëse dimë me punu në të drejtën e popullit tënd, edhe nëse nuk pajtohen nuk të pengojnë”, ka thënë Haradinaj. “Servilizmin nuk e çmojnë”, ka theksuar në RTK ai.
Sipas Haradinajt, për amerikanët është qenësorë që një politikan t’i mbrojë interesat e popullit të vet që të vënë besim mbi të. “Ata nuk i pëlqejnë artificializmat. Ata janë të interesum me ditë se për çfarë qëndron. Nëse e shohin që nuk e mbronë interesin e popullit të vet, nuk të besojnë, se ti mund të bëhesh nesër edhe me Iranin e Rusinë”, ka theksuar Haradinaj.