Latifi: Kadri Veseli i pari në luftën kundër korrupsionit, partitë tjera po e kopjojnë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Blerim Latifi në Debat Plus ku po diskutohet për luftën kundër korrupsionit të partive politike tha se idenë për Veting në Polici dhe drejtësi e ka lansuar kryetari i PDK-së Kadri Veseli që para një viti e gjysmë .
Latifi në RTV Dukagjini ku të pranishëm janë edhe përfaqësues të Vetëvendosjes, LDK-s dhe koalicionit AAK-PSD tha se i vjen mirë që programin e PDK-së e kanë kopjuar edhe partitë tjera.
Sipas Latifit edhe partitë tjera e kanë kuptuar se prioritet i Qeverisë së ardhshme është lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar.
Latifi ka përmendur edhe shtatë pikat e PDK-së në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.