Abrashi: LDK ka plan konkret për rininë
Kandidati nga LDK për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Arban Abrashi, përmes rrjetit të tij social facebook ka folur se si të arrihet punësim dhe integrim i rinisë, për të cilët siç ka thënë ai LDK ka planin konkretë se si ta bëjë këtë.
Sipas Abrashit, i cili në qeverinë e Isa Mustafës ka qenë Ministër i Mirëqenies Sociale, LDK do të marrë praktikat më të mira të aplikuara në Bashkimin Evropian përkitazi me këtë çështje.
Ky është statusi i plotë i Abrashit:
Shumë politikan në Kosovë flasin për rininë, por shumë pak kanë bërë për ta. Rinisë i duhen më shumë fonde për t’i integruar dhe punësuar, e që plani i LDK-së është konkret dhe parasheh praktika të mira që i ka aplikuar Bashkimi Evropian.
#ArbanAbrashi13
#VjosaKryeministre
#LDK134