Haradinaj premton themelimin e Fondit Zhvillimor
Ramush Haradinaj, ka në fokus edhe zhvillimin ekonomik. Sipas tij, punësimi do të mbështetet me politika investuese, fiskale dhe buxhetore.
Ai ka thënë se do të krijohen shumë vende të reja të pune, ku do të punësohen të rinjtë.
Haradinaj ka paraparë edhe themelimin e Fondit Zhvillimor i cili do të jetë në dispozicion të ndërmarrësve kosovarë, të atyre ekzistuese dhe bizneseve Start Up. /FaktePlus