Berisha: Më 6 tetor Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e qeverisë së re
Kandidatët për deputetë të Nisma-s Socialdemokrate, kanë mbajtur tubim me elektoratin në lagjen “ Bajram Curri”.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, para elektoratit në lagjen “ Bajram Curri”, tha se mbështetja e tyre ndaj Nismës Socialdemokrate nuk ka munguar asnjëherë, edhe sot prezenca e tyre në mënyrë masovike këtu po e rikonfirmon bindjen e realizimit të objektivave.
“Ne sot kërkojmë nga ju që të vazhdoni kështu deri më 6 tetor dhe frymën tonë, projektin tonë Bashkë për Shtetin, ta shtrini në çdo shtëpi të lagjes tuaj. Me 6 tetor Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e qeverisë së re, ndërsa Fatmir Limaj, do të jetë kryeministër i kësaj qeverie, e cila do të angazhohet fuqishëm në përmirësimin e mirëqenies qytetare dhe ndërtimin e një shteti ligjorë, tha kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Një fjalim para të pranishmëve e ka mbajtur edhe kandidati tjetër për deputet, Adem Qemali.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj dhe Afrim Tejeci, thanë se me mbështetja e qytetarëve të lagjes “Bajram Curri” po e konfirmon fuqishëm se ata do të jenë pjesë e fitores së pakontestueshme të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit.