Këto fshatra po e mbështesin kandidaturën për deputet të Petrit Hajdarit
Petrit Hajdari, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar përkrahjen e Zabelit të Ulët, Korroticës së Ulët, Poklekut dhe Vasilevës.
Ai tha se banorët e kësaj ane po e mbështesin konceptin e PDK-së.
“Zabeli i Ulët, Korrotica e Ulët, Pakleku i Vjetër, Pakleku i ridhe Vasileva iu bashkuan trendit të madh të zhvillimit të vendit me Partinë Demokratike të Kosovës. Dekada e Re ka kuptim vetëm me qytetarët e vet. Kryeministri Kadri Veseli do t’i drejtojë devotshëm këta qytetarë. Ta ndërtojmë të ardhmen. Për Ty dhe shtetin”, ka shkruar Hajdari në facebook.