Haradinaj në Gjilan: Shtrënguam duart për një kontratë tjetër, Kosovën 100% shtet
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka pohuar se dashurinë, besnikërinë dhe sakrificën për atdheun e ka kthyer në plane konkrete për Kosovën 100% shtet.
Haradinaj në Gjilan tha se me qytetarët ka nënshkruar kontratën për bërjen e Kosovës shtet të plotë.
Tutje Haradinaj theksoi se ecja e tyre matet me ndryshime pavarësisht se kush udhëheqë në Gjilan.
Publikimi i plotë i Haradinajt në facebook:
Dashurinë, besnikërinë dhe sakrificën për Atdhe e kemi kthyer në plane konkrete të veprimit për Kosovën 100% shtet. Ecja jonë matet me ndryshimin dhe dëshmi për këtë është fakti se pavarësisht se kush udhëheqë me Gjilanin, kemi investuar këtu më shumë se të tjerët për dy dekada! Guximshëm kemi marrë vendime që e bëjnë Kosovën të fortë dhe tani tërë përkushtimi ynë do të fokusohet në perspektivë dhe zhvillim. Sot me qytetarë të Gjilanit shtrënguam duart për një kontratë tjetër, Kosovën 100% shtet.
#ReferendumPerShtet
#AAKPSD119
RH