Ambasada e SHBA-së: Nuk mbështesim asnjë parti e as kandidat në zgjedhje
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në një komunikatë të lëshuar për medi ka thënë se Qeveria amerikane nuk ka ndonjë preferencë dhe as nuk mbështet ndonjë parti politike apo kandidat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Në këtë komunikatë thuhet se SHBA-ja respekton të drejtën dhe përgjegjësinë e atyre që votojnë për të vendosur rreth të ardhmes së tyre.
“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në këtë reagim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë./FaktePlus/