Haxhiu: Me Veselin kryeministër votohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratikë e Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se me Kadri Veselin kryeministër do të votohet Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Në një postim në rrjetin social, Haxhiu ka treguar se ditën e sotme e ka filluar me dy kryetarët më të mirë që ka Kosova, siç është Kadri Veseli dhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.
“Ditën e fillova me dy kryetarët më të mirë që i ka Kosova, Kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veseli dhe kryetarin Bekim Jashari , të cilët janë krenaria jonë kombëtare”, ka thënë ai.
Tutje, Haxhiu ka treguar se takimet i ka vazhduar me gjeneral Nuredin Lushtakun dhe me bashkëluftëtarët, me të cilët ndihet krenar për të kaluarën e përbashkët dhe të lavdishme në luftën për liri.
Ai ka thënë se me Kadri Veselin kryeministër do të votohet edhe Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.