Kur partitë mbushnin stadiumet, kështu bëhej fushata në Kosovën e pasluftës
Që nga paslufta në Kosovë janë mbajtur shtatë palë zgjedhje parlamentare.
Që nga viti 2001, kur u mbajtën zgjedhjet e para të pasluftës, ka ndryshuar shumë mënyra se si partitë politike kanë bërë fushatë
Në vitet e pasluftës entuziazmi i kosovarëve për të përkrahur një parti politike ishte më i madh, pasi kjo vërehet nga numri i madh i tyre në fushata.
Në pamjet e para disa viteve, shihet se si dy partitë të udhëhequra nga liderë që kishin dalë nga UÇK-ja, Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr atëherë nga Hashim Thaçi dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, mbushnin sheshet dhe stadiumet.
Sot kur kanë kaluar rreth dy dekada nga ajo kohë, partitë politike kanë ndryshuar mënyrën e të bërit fushatë e vështirë që ndonjëra prej tyre do të kishte guxim që fushatën ta mbante në një stadium, shkruan Zëri.info
Këto janë pamjet nga fushata zgjedhore e vitit 2001: /FaktePlus