Abrashi: Do t’i kushtohet rëndësi orientimit profesional në arsimin e të ri
Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se duhet t’i kushtohet rëndësi orientimit profesional, në mënyrë që maturantët të fokusohen në lëmi që i kërkon tregu i punës.
Abrashi ka thënë se një diplomë e fituar në cilindo nivel arsimor duhet të ketë vlerë. “Ndërlidhja e sistemit arsimor me tregun e punës, do të jetë prioritet i yni. Një diplomë e fituar në cilindo nivel arsimor do të ketë vlerë. Do t’i kushtohet rëndësi orientimit profesional, në mënyrë që maturantët të fokusohen në lëmi që i kërkon tregu i punës”, ka thënë Abrashi.