Bajrami i bërtet fort Ymerit, ky ia kthen: Pse dojshe me bë koalicion me ata që i paskan thy kerret – VV-në
Një përplasje e ashpër është zhvilluar sonte në Debat Plus mes kandidates për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami dhe kandidatit për deputet nga PSD, Visar Ymer.
Debati ka eskaluar kur Ymeri tha se : Njëherë the se heqim dorë nga asfalti e tani do ta zgjerojmë rrugën, me cka, dmth nuk pasni heq dorë nga asfalti. Mos keqinformo, ju i keni premtu 150 mijë vende i ke premtu ku janë tash, prapë do me rrejtë a?
Bajrami ka reaguar me: Dëgjo, a po ndalesh. Spo ke guxim me i dëgju agumentet. Janë arritur të hyrat nga Dogana, nga TVSH, ka pasë rritje ekonomike.’’
Tutje ajo me ton shumë të lartë tha:
‘’Më ke dekoncentru mua se po pisket. Me zhurmë do me fitu bastin. S’ke mendim hiq. Sje kredibil’’
Ymeri: Cka na ttegove ti deri qitash. Sa ka qenë rritja ekonomike. Tash po thu që s’na ke lënë me gaz lotsjellës.
Bajrami: A e din që ke ardh dhe i ke thy 12 kerre në oborr të ministrisë.
Ymeri: Unë s’jam në VV. E pse dojshe me bo koalicion me qata që i paskan thy kerret (VV). Ju ka mashtru VV.
‘’Mos bëni zhurmë’’, përfundoi Hykmete Bajrami.