Zafir Berisha: Përfaqësimi i NISMA-s në qeveri domosdoshmëri e kohës
Kandidatët për deputet nga Nisma Socialdemokrate në Prizren, mbrëmë kanë mbajtur një tubim me banorët e lagjeve “11 Marsi”, “ 2 Korriku” , “Dardania” dhe “ Petrova”.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, gjatë tubimit me banorë të katër lagjeve të Prizrenit, tha se qytetarët anëkënd Kosovës janë vënë në përkrahje të projektit tonë Bashkë për Shtetin, përkrahja juaj, entuziazmi juaj për të kontribuar drejt fitores së madhe, është vula që do të vendoset në zgjedhjet e 6 tetorit, me Fatmir Limajn kryeministër.
“Ne sot jemi këtu para jush që ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit se përfaqësimi i Nismës në qeveri është domosdoshmëri e kohës, andaj ju ftoj që kështu sikur jemi sot të bashkuar, më 6 tetor t’i japim vulë fitores tonë të madhe”, theksoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatja, Arbanë Hoti-Hajdari, ftoi bashkëqytetarët që masovisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandididatët e këtij subjekti politik.
Kandidatët tjerë për deputet, Afrim Bekteshi, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se përqafimi i programit tonë socialdemokrat nga të gjitha moshat, është vërtetuesi më i mirë se qeveria në ardhje do t’i bartë ngjyrat e socialdemokracisë.