Berisha: Korisha dhe fshatrat rreth saj do të jenë ushtarë të Nismës me 6 tetor
Nisma Socialdemokrate e Kosovës në Prizren ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatrat e këtij qyteti, nga të cilët po merr përkrahje për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kandidati për deputet i Nismës Sociademokrate, Zafir Berisha, ka takuar banorët e fshatit Korishë dhe fshatrave përreth, nga të cilët ka marrë mbështetje të fuqishme.
Ai shtoi se NISMA Socialdemokrate ka krijuar një frymë të re të të bërit politikë, dhe sot po i ofron qytetarëve kandidatët më të mirë për deputet dhe programin më të mirë për ndërtimin e shtetit, me një të ardhme të sigurtë dhe një qeveri të udhëhequr nga njerëz të dëshmuar në çdo kohë, siç është kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj.
“Andaj edhe sot jemi bërë Bashkë për Shtetin, qe t’i japim frymë këtij projekti dhe me 6 tetor përfundimisht me një fitore të madhe ta jetësojmë atë, përfundoi ai”, tha Berisha.
Kandidati për deputet nga fshati Korishë, Hasan Ahmetaj, tha se Korisha tashmë është bërë Bashkë për Shtetin, sepse Kosova ka nevojë për një bashkim rreth një fryme socialdemokrate që interes të vetëm e ka ndërtimin e shtetit.
Korisha asnjëherë nuk është ndalur në shërbimet për vendin dhe kurdo që vendi ynë ka nevojë ne do të jemi aty, njejtë sikur sot që jemi bërë Bashkë për Shtetin dhe Fatmir Limajn kryeministër.
Mes tjerash, kandidati për deputet, Hasan Ahmetaj, tha se nëse e marr besimin tuaj do të angazhohem që bjeshkët e Kabashit të jenë një pikë turistike duke investuar në rregullimin e infrastrukturës së saj, përfundoi ai.
Kandidatët tjerë për deputet, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, kërkuan nga banorët e Korishës dhe fshatrave për rreth që edhe në këto ditë të mbetura ta shtrijnë programin socialdemokrat të Nismës në çdo shtëpi, në mënyrë që fitorja e 6 tetorit të jetë më e fortë dhe më bindëse. /FaktePlus