Kandidati për deputet i cili ishte pjesë e UÇK-së: Jetojmë falë sakrificës së dëshmorëve tanë
Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha në profilin e tij personal në facebook, ka publikuar dy video me të cilat ka folur për konceptin dhe qëllimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Berisha në këtë video thekson se UÇK nuk kishte lindur rastësisht. Ai thekson se të gjithë të gjallët e ditës së sotme gëzojnë lirinë falë sakrificës së dëshmorëve të vendit.
“UÇK nuk lindi rastësisht, në fillim të viteteve të 90-ta, lindi shpresa e vetme për çlirimin e Kosovës, andaj mbi këtë tokë të përgjakur nuk u bënë asnjëherë pazare. Unë jam shumë i bindur se obligimi i gjithë neve që jemi këtu të gjallë dhe që vazhdojmë të jetojmë mbi atë sakrificcë të dëshmorëve tanë, është përgjegjësi e jashtëzakonshme për të ndërtuar atëdheun siç e kanë pasur dëshirë ata që u flijuan për Kosovëën. Unë jam një histori e vogël e një pjesë të madhe të Kosovës.”, thotë Berisha.
Ndërsa në videon tjetër, shfaqet një dokumentar i jetës personale të kandidatit për deputet i cili edhe ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për më shumë ndiqeni këto video: