Smakiqi tregon 110 arsyet pse duhet votuar NISMA
Kandidati për deputet nga radhët e NISMA’s Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në facebook, ka treguar se me qeverisjen Limaj në pushtet do të bëhen ndryshme të mëdha.
Madje ai ka cekur që kjo qeverisje do të bëjë investime në bujqësi, të ketë barazi për të gjitha shtresat pensionale, do të përkrahet prodhimi vendorë me masa ligjore dhe një numër të madh të ndryshimeve në fusha të ndryshme.
Ai më tej ka thënë që NISMA nuk është thjesht zëri por edhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve.
Më poshtë e gjeni postimin e tij në Facebook:
Kur vota juaj do ti besohet me bindje Nr.122 #NISMAAKRPD, Nr.#1 dhe #110 pas 6 Tetorit 2019
Ekipi i QeverisëLIMAJ do te vendos menjëherë qe:
- Investimet në Bujqesi te arrijnë 100 milion vitin e parë e deri në 500 milion për 4 vite.
- Skema e re pensionale me rritje e barazi për te gjitha shtresat
- Mbrojtja e prodhimit vendor me masa ligjore e ekonomike
- Ndalimi i dhunes ne familje dhe ngacimit seksual te femres me masa te rrepta ligjore ne sferen penale
- Shtesat e fëmijeve për prindërit e pa punë dhe te punësuar
- Kompesimi material per Lehonat e pa puna
- Siguria me madhe e prones, private e publike por dhe fizike e qytetarëve me theks në shkolla e vendbanime funksionalizimi i Policise se Lagjes
- Investimet e Diaspores në Kosovë
- Sigurimi shëndetësor deri tash nje rrenë e ish qeverive te kaluara
- Reforma e thelle ne drejtesi depolitzimi i plotë me veting dhe masa tjera bashkohore.
#NISMA pra nuk ëshë thjeshtë zëri por zgjidhja e problemeve tuaja, qe Qeveria ju kthen besimin nga vota juaj e lirë.
#VOTONR122NISMAAKRPD
#KryeministerLIMAJ1
#XhevdetSMAKIQI110