Zenel Xhemollari braktisë PDK-në për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate në Prizren
Nënkryetari i PDK-së në lagjen “Kongresi i Manastirit”, nga sot ju ka bashkuar Nismës Socialdemokrate, njofton Nisma në Prizren.
Zenel Xhemollari, deri sot ishte nënkryetar i nëndegës “Kongresi i Manastirit” nga radhët e PDK-së, ndërsa nga sot vazhdon rrygëtimin me Nismën Socialdemokrate.
“Nga sot, ekipit të fitores se NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren i bashkohet edhe kryetari i lagjes Kongresi i Manastirit, njëherit edhe nenkryetar i PDK-së nga kjo lagje Zenel Xhemollari.
Kryetari i Degës, Zafir Berisha, vlerëson lartë gadishmërinë e Zenelit për të kontribuar në fitoren e 6 tetorit”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate në Prizren.