NISMA i forcon radhët e veta në Prizren
Dega e Nisma-s në Prizren ka njoftuar se i është bashkuar kësaj Zenel Xhemollari, kryetar i lagjes Kongresi i Manastirit dhe njëherit nënkryetar i PDK-së.
“Nga sot, ekipit të fitores se NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren i bashkohet edhe kryetari i lagjes Kongresi i Manastirit, njëherit edhe nënkryetar i PDK-së nga kjo lagje Zenel Xhemollari.
Kryetari i Degës, Zafir Berisha, vlerëson lartë gatishmërinë e Zenelit për të kontribuar në fitoren e 6 tetorit”, thuhet në njoftim. /FaktePlus