Bajram Hasani: Koalicioni 100 %, alternativa më e mirë qeverisëse
Bajram Hasani, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se ky koalicion e ka programin më të mirë dhe në listën e tij gjenden njerëzit më të devotshëm.
Hasani të dielën ka dalë në sheshin e Gjilanit dhe bashkë me të rinjtë e këtij qyteti, ka shpërndarë programin e koalicionit 100 %, për të cilin është shprehur se është alternativa më e mirë qeverisëse.
Ky është statusi i tij i plotë:
Me rininë për 100 % shtet
Sot me të rinjtë e Gjilanit, në sheshin e qytetit shpërndamë programin fitues të koalicionit AAK-PSD.
Lista me njerëzit më të devotshëm dhe alternativa më e mirë qeverisëse e ka numrin 119.
119 AAK-PSD
1 Ramush Haradinaj
31 Bajram Hasani