Edhe tri fshatra të Drenasit në mbështetje të PDK-së dhe kandidatit Hajdari
Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Petrit Hajdari ka vazhduar të takohet me banorë të fshatrave të Drenasit, nga të cilat ka marrë mbështetje për zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 tetor.
Hajdari së bashku me kandidatët tjerë për deputet të PDK-së, kësaj radhe është takuar me banorë të fshatrave Çikatovë e Vjetër, Godanc dhe Dritan.
Ai ka thënë se banorët e këtyre fshatrave janë deklaruar për mbështetje të fuqishme për “Dekadën e Re”.
“Qytetarë të fshatrave Çikatovë e Vjetër, Godanc dhe Dritan, gërshetojnë bindshëm në Dekadën e Re. Përkrahje e pa rezervë për kryeministrin në ardhje Kadri Veseli si kandidatët nga Drenasi për deputetë në Parlamentin e Kosovës”, thuhet në një njoftim të lëshuar pas këtyre takimeve.
Tutje, thuhet se përkrahje e veçantë i është dhënë kandidatit për deputet që vjen nga kjo anë, Petrit E. Hajdari, që në listën e PDK-së ka numrin 70.