Edhe banorët e tri fshatrave mbështesin Naim Ismajlin për deputet
Banorët e fshatit Petrovë, Reçak dhe Zborc i kanë dhënë mbështetje vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 2019-ës.
Banorët e kësaj zone u takuan mbrëmë nga kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Naim Ismajli si dhe strukturat e PDK-së dhe kandidatët tjerë për deputetë.
Banorëve atje iu është shpalosur programi zgjedhor i PDK-së.
Naim Ismajli është duke zhvilluar takime të ndryshme me gjithë qytetarët e Kosovës.
Naim Ismajli mbanë numrin 65 në këto zgjedhje që do të mbahen me 6 tetor.
Postimi i plotë i Ismajlit:
Sonte së bashku me strukturat e PDK-së dhe kandidatët për deputet u takuam me banorët e fshatrave: Petrovë, Reçak dhe Zborc ku shpalosëm dhe biseduam për programin tonë zgjedhor.
Banorët e këtyre fshatrave e mbështesin vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ta ndërtojmë të ardhmen
Për Ty dhe Shtetin #PDK112✅
#KadriVeseli1✅
#NaimIsmajli65✅
N.I