Sherifi: Pjesëmarrja masive në tubimet e Nismës, tregon fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit
Kandidati për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se pjesëmarrja masive në tubimet e Nismës, është përgjigja më e mirë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Sherifa tha se kjo përgjigje do të jetë edhe më e fuqishme në atë ditë.
“Pjesëmarrja masive në tubimet e sotme të NISMËS Socialdemokrate në komunat e Anamoraves si në Kamenice, Gjilan dhe Viti me Kllokot, është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që janë bërë pjesë e luftës speciale kundër koalicionit të udhëhequr nga NISMA Socialdemokrate! Më 6 tetor 2019 përgjigja do te jetë edhe më e fuqishme! #VotoNismaSocialdemokrate122”, ka shkruar Sherifi.