Haradinaj: Banorët e Obiliqit tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarëve të Obiliqit me rrethinë, Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak, por më në fund, atyre po u shpaguhet.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se banorët e kësaj komune tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë, për shtetin e fortë dhe Obiliqin qytet të fuqisë ekonomike.
“Në odën e Afrim Krasniqit, banorët e Brezhnicës së Obiliqit me përkrahje të fuqishme për konceptin 100% shtet. Qytetarëve të Obiliqit me rrethinë, Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak, por më në fund, atyre po u shpaguhet. Obiliqin e bëmë me ligj të veçantë, duke përfituar që në fillim gjashtë milionë euro buxhet shtesë dhe tani do të vendoset drejtësia dhe do të përfitojnë benefite sipas ligjit, për punësim në KEK, projekte zhvillimore dhe funksionalizimin e Zonës Industriale. Banorët e kësaj komune tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë, për shtetin e fortë dhe Obiliqin qytet të fuqisë ekonomike”, ka shkruar Haradinaj./FaktePlus/