Kryetari i nëndegës së Nismës i bashkohet PDK-së
Kryetari i nëndegës së Nismës Socilademokrate në Korreticë të Epërme, të Komunës së Drenasit, Avni Hoxha i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, përcjell FaktePlus.
Lladrovci, ka thënë se vizioni dhe platforma e Kadri Veselit po gjen përkrahje te qytetarët, madje edhe te subjektet tjera politike.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, Avni Hoxha, kryetar i nëndegës së “Nismës Socialdemokrate” në Korroticë të Epërme, së bashku me 90% të kryesinë, është kthyer sërish në shtëpinë e vet, në PDK.
Vizioni dhe platforma e liderit tonë Kadri Veseli, ka gjetur përkrahje tek qytetarët, madje edhe te subjektet tjera politike, Ndëtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin.
Ky kthim, është i lidhur edhe me angazhimin tonë të përbashkët, si në degën e PDK-së në Drenas, ashtu edhe në pushtetin lokal, në shërbim të qytetarëve.
Ndërtojmë të ardhmen, Për Ty dhe Shtetin!
#PDK112
#KadriVeseli1/FaktePlus/