NISMA merr mbështetje të fuqishme nga banorët e lagjes Ortakoll
Kandidatët për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate-Dega në Prizren janë takuar me qytetarët e lagjes Ortakoll.
Nga aty është bërë e ditur se qytetarët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë, përcjell FaktePlus.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha duke iu drejtuar atyre ka thënë se mbështetja dhe rreshtimi juaj përkrahë Nismës Socialdemokrate dhe kandidatëve të saj për deputet do të thotë vazhdimsi e zërit tuaj në Kuvendin e Kosovës.
Komunikata e plotë:
Qytetarët e lagjes 28 nëntori (Ortakoll), me një pritje madhështore i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë nga radhët e NISMA Socialdemokrate -Dega në Prizren.
Mobilizimi juaj për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit dhe mbështetja e projektit tonë Bashkë për Shtetin është garancë e suksesit tonë në këto zgjedhje, tha kandidati për deputet, Zafir Berisha, para banorëve të lagjes Ortakoll.
Mbështetja dhe rreshtimi juaj përkrahë Nismës Socialdemokrate dhe kandidatëve të saj për deputet do të thotë vazhdimsi e zërit tuaj në Kuvendin e Kosovës. Andaj ju ftoj ta mbështetni NISMA’n Socialdemokrate dhe kandidatët e saj nga qyteti i Prizrenit, shtoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatët për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se mbështetja e projektit tonë Bashkë për Shtetin po rritet çdo ditë e më shumë.
Entuziazmi dhe gatishmëria e banorëve të lagjes Ortakoll për të kontribouar drejtë arritjes së objektivave tona, është garancë e fitores së madhe të Nismës Socialdemokrate dhe Fatmir Limajt si Kryemnistër i vendit.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren./FaktePlus/