Ardian Gjini: Për çfarë izolimi po flasim? Haradinaj realizoi vizita në Amerikë dhe Gjerman
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se bërja e shtetit të Kosovës – sovranizimi i shtetit ka nisur në dy vitet e fundit me Kryeministër Ramush Haradinajn.
Sipas tij nuk mund të thuhet se Kosova është vend i izoluar.
“Në Kosovë ka pasë vizita të rangut shumë të lartë. Kryeministri Haradinaj ka shkuar deri te Merkel. Para tre ditë Kryeministri ishte në SHBA. Nuk ka qenë për dialogun, ka qenë për gjithçka – edhe për dialogun”, ka thënë Gjini, njofton Klan Kosova.
“Sanksione nuk ka, vizita ka, komunikim ka. Nuk mund të mburret me gjithçka që ka ndodhë në këtë qeverisje, por mund të mburremi me karakterin 100% të Kryeministrit”.
Sipas tij taksa 100% për produktet serbe është simbolikë se Kosova është shtet që merr vetë vendime.