Daut Haradinaj premton përkrahje për “Borean” dhe Autostradën e Dukagjinit
Pas Strellcit të Deçanit, kandidati i AAK’së për deputet, Daut Haradinaj, sot ka vizituar qytetin e Pejës.
Në një reagim në profilin e tij në facebook Haradinaj ka shkruar se Peja është e vendosur që të votojë koalicionin AAK-PSD.
Gjatë kësaj vizite ai ka qëndruar edhe tek ‘Radio 1’, ku në një intervistë të dhënë për këtë medium thotë se ka premtuar përkrahje për projektin e “Boreas” dhe “Autostradën e Dukagjinit”.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Në Pejë me plot aktivistë dhe të sapo aderuar.
Peja e vendosur për 100% Kosovë.
Poashtu e vizitova ‘Radio 1’ në Pejë ku edhe i përgëzova për punën e bërë.
Në nje intervistë e cila do të transmetohet në ora 16 :30 i sigurova që do jemi në përkrahje të projektit jetik të Boreas dhe Autostraden e Dukagjinit, projekte këto qe do të ndikojnë shumë në zhvillimin e gjithanshëm të kësaj zone.
Lista jonë për 100% shtet, ka njerëz me vlera të larta dhe të dëshmuar në të gjitha fushat.
Prandaj edhe kemi besim ne fitore.
Na priftë e mbara!