Kosnett me thirrje për qytetarët e Kosovës: Nëse shihni blerje të votave raportoni tek autoritetet
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të raportojnë parregullsitë gjatë zgjedhjeve.
Përmes një postimi në Tëitter, ai ka thënë se zgjedhjet e lira dhe fer, varen nga personat e ndryshëm dhe organizatat.
Sipas tij, monitorimi është proces jetik për zgjedhjet.
“Zgjedhjet e lira dhe fer varen nga organizatat dhe individët. Monitorimi i zgjedhjeve, ndihmon që ato të jenë të lira. Nëse je qytetar dhe shihni shkelje, blerje të votave, apo shkelje tjera, ju mund t’i raportoni ato tek autoriteteve”, ka shkruar Kosnett./FaktePlus/