Smakiqi i Nismës me propozim të veçantë për luftimin e varfërisë
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se NISMA e ka programin më të qartë për luftimin e varfërisë.
Smakiqi ka dhënë një propozim interesant për këtë, përmes një shkrimi në Facebook.
“Ky lloj solidariteti duhet te institutcianlizoet nga Shteti, vullnetaret qe janë me mijëra t’i dërgojnë paratë ne Fondin Shtetëror te Solidaritetit. Fondi i Solidaritetit Shtetëror duhet te udhëhiqet nga një Bord profesional me moralin me te lartë dhe me sistem digjital te transparencës te shpenzimit te fondit qe do te keni qasje te gjithë ju si votues”.
Postimi i plotë në Facebook:
Te nderuar
Fondi Solidaritetit Shtetëror
Solidariteti si parim i NISMA Socialdemokrate, në zbatimin e tij nga programi qeveritar, do të nënkuptojë solidaritetin si obligim shtetërorë për çdo qytetarë, e jo individual sipas rasteve, si mëshirë ndaj njëri-tjetrit.
Ky solidaritet për kohen kur po jetojmë është shndërruar ne marketing ku dikujt i rritet fama, kurse votuesit fatlig i rritet barra nga publiku, për shkak te gjendjes se tij te varfër pa fajin e tij.
Ky lloj solidariteti duhet te institutcianlizoet nga Shteti, vullnetaret qe janë me mijëra t’i dërgojnë paratë ne Fondin Shtetëror te Solidaritetit.
Fondi i Solidaritetit Shtetëror duhet te udhëhiqet nga një Bord profesional me moralin me te lartë dhe me sistem digjital te transparencës te shpenzimit te fondit qe do te keni qasje te gjithë ju si votues.
Ju te nderuar votues
NISMA Socialdemokrate përmes udhëheqjes se Qeverise nga #FatmirLIMAJ do ta shndërrojë solidaritetin si obligim shtetëror me ligj mbi solidaritetin dhe atë:
#Dhuna më e rëndë është varfëria- Mahatma Gandhi.
#NISMA ka programin e saj te qartë për luftimin e varfërisë
#Bashkëpërshtetin
#110obligimendajvotuesit
#110falenderimeperju