Banorët e Komoranit mbështesin kandidatin për deputet, Petrit Hajdarin
Vizitën e radhës, në ditën e tretë të fushatës zgjedhor, kandidati për deputet që është listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari e bëri në odën e Sejdi Tahirajt në Komoran.
Takim ky të cilin e ka cilësuar si të veçantë Hajdari.
Hajdari ka marrë mbështetje nga banorët e Komoranit. Ai ka theksuar se pse perspektiva e Kosovës është drejt të ardhmes, megjithëkëtë institucioni i së kaluarës si ai odës nuk duhet harruar.
Postimi i plotë i Hajdarit:
Ishte i veçantë në vazhdën e takimeve elektorale takimi në odën e Sejdi Tahirajt në Komoran.
Mikpritja, si një prej tipareve themeltare të kulturës sonë, i ka rrënjët në ngrehina si odat, që kanë shërbyer edhe si edukim paralel, edhe si strehë organizimesh ilegale në kohën kur legalja ishte pushteti kriminal i Serbisë.
Edhe pse perspektiva jonë është drejt së ardhmes, institucione të së kaluarës si ai i odës nuk duhen harruar.
Faleminderit shumë Sejdi Tahirajt për mikpritjen.
Ta ndërtojmë të ardhmen. Për Ty dhe shtetin.
#PDK #112
#KadriVeseli #1
#Petrit E. Hajdari #70