Haradinaj: Suhareka 100% më e forta në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ngjarjen“Festari 2019” në komunën e Suharekës.
Aty, Haradinaj u shpreh i gëzuar që Suhareka po i bën nder Kosovës me këtë festë.
“Sot e ndaj gëzimin me ju. Më vjen mirë që Theranda po i bën një nder Kosovës me festën tuaj. Ju po gërshetoni në një ngjarje, prodhim e traditë por edhe kulturë dhe traditë që kemi si Kosovës”, tha ai, derisa uroi që Theranda të jetë 100%, moto e koalicionit AAK-PSD në zgjedhje.
“I uroj bujqit për të gjitha të arriturat, të gjithë artistët dhe rininë për këto aktivitete. Uroj që Theranda të jetë 100% më e forta në Kosovë”, tha ai.