Arllati, Gllanasella e Nekoci i japin mbështetje Ferat Shalës
Në mesin e shumë takimeve që po zhvillon kandidati për deputet nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, mbrëmë ka takuar banorët e Arllatit, Gllanasellës dhe Nekocit.
Banorët e kësaj zone po e mbështetin fuqishëm, PDK, ku siç thotë Shala këto fshatra janë bastione të palëkundra të kësaj partie.
“Edhe mbrëmë u dëshmua se Arllati, Gllanasella dhe Nekoci janë bastione të palëkundura të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Shala.
Shala ka siguruar banorët e asaj zone se Qeveria e ardhshme me kryeministër Kadri Veselin nuk do ë jenë të harruar nga dora e shtetit.
“Njerëzit e mirë dhe punëtorë të Arllatit, Gllanasellës dhe Nekocit janë thellësisht të bindur se PDK-ja, mbi të gjitha është vlerë evropiane, dhe se Qeveria e ardhshme Veseli kurrë nuk do të lë njerëz të harruar nga dora e shtetit.
Ndërtojmë të Ardhmen
Për Ty dhe Shtetin
#PDK112 #FeratShala31”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, të mërkurën, me 25 shtator u hap edhe zyrtarisht fushata zgjedhore e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019-të.
Partia Demokratike e Kosovës, fushatën zyrtare e nisi në Mitrovicë.