Deklarata e Haradinajt që i bëri të gjithë të ngritën në këmbë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë sot një deklaratë të fuqishme në tubimin e koalicionit AAK-PSD në Prishtinë.
Ai ka folur për deklaratën e Veselit se Haradinaj e ka lënë atë në lloç.
“Për Kadrinë (Veselin), unë po e shoh qysh po i ndërron ai fjalët. Për shembull, unë jam anku që më kanë lënë në lloç, kur duhej të pengohej ndarja dhe duhej të mbrohet taksën e mos me u dorëzu Kosova para Serbisë. E tash ai po thotë se e kam lënë në lloç. Me i thënë, ku me e marr me të lënë në lloç kur të shkojsh në rrugë të gabume, po don me i ndihmu Hashimit me e nda Kosovën, a ka logjikë mos me e lënë në lloç”, tha Haradinaj.
Në atë moment, të gjithë u ngritën në këmbë.
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë nga minuta 36:30.
Tubim me qytetarë në Prishtinë (drejtpërdrejt)
Tubim me qytetarë në Prishtinë (drejtpërdrejt)
Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 26. September 2019