Veseli në Prizren: Kundërshtarët po na mallkojnë se qytetarët po na duan
Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur tubimin elektoral në Prizren. Atje kandidati për kryeministër, Kadri Veseli u prit në mënyrë madhështore nga qytetarët e Prizrenit.
Ai u shprehë se ky është mesazh i fitores së PDK-së. Po ashtu premtoj se do të rris pensionet për 80 përqind.
Ja një pjesë e fjalimit të Veselit në Prizren:
Ky është entuziazëm i jashtëzakonshëm që e ka përfshi Kosovën tonë të shejt. Ky është mesazh i fitores së Kosovës. Kjo është përkrahja e shenjt. Ne nuk do ta harrojmë kurrë, por do të punojmë shumë. 6 tetori është ditë e shenjt për Kosovën, është ditë referendumi.
Oponentët tanë po çuditen dhe nganjëherë edhe po mallkojnë pse po përkrahemi, pse qytetarët e besojnë PDK-në.
E besojnë se nuk po shan, e besojnë se nuk është e fjalëve, po merr vendim, është e vetmja parti që merr vendime kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Unë do të punoj fuqishëm do të jem përkrah qdo qytetari të vendit tim. Kam një mesazh për rininë tonë, kjo është një tokë e shenjt e jona. Ne duhet të krijojmë të ardhme këtu, të krijojm familjen tonë. Do të përkrahi të gjithë që mendojnë se me djersën e ballit të tyre të jetojnë në vendin e tyre.
Nuk do të ketë në qeverisjen time, asnjë tatim të ri do të ketë ulje të taksave për të gjithë prodhuesit, importuesit e eksportuesit. Do të jenë brenda dy viteve legalizimi i gjitha tokave tona.
Do t’i përkrahi çdo kategori që ka nevojë për përkrahje. Do të përkrahi familje të dëshmoreve, luftëtarët e lirisë. Pensionistët tanë le ta dinë është dita e tyre. Do t’i rrisim pensionet 80 perqind. Nuk do të flasim do të veprojmë.
Është e shenjtë liria jonë e dimë si e kemi arritur .Kushdo që e don Kosovën, duhet ta dojë edhe Amerikën se Kosova e Amerika janë një. Po ua jap besën që do ta bëj qytetin me të bukur shqiptar. Nuk ka investim që nuk do ta bëjë për Prizreni tonë të bukur.
Unë ju ftoj që edhe sot që nga kjo mbrëmje madhështore, qytetar të Kosovës bëhuni bashkë mos u ndani mos u përqanit. Kemi vetëm një qëllim ta bëjmë Kosovën vend më të zhvilluar ekonomikisht. Prizren i keni kandidatët më të mirë.
Këta vëllezërit e motrat tona, po e dini për kë e kam fjalën për Lëvizjen Vetëvendosje . Edhe korruptohen edhe i ndërrojnë flamurët. Flamujt nuk ndërrohen. Ju ka mashtru VV disa prej tyre, posqërisht disa të rinj, po nuk e ka seriozisht. Me 6 tetor ka vetëm një vendim, ai është i sotshmi në Prizren. Urime e suksese dalshim faqë e bardhë.