Partitë e kanë të kufizuar shumën që mund ta shpenzojnë në fushatë
Me aktivitete të shumta karakterizohet fushata zyrtare e subjekteve politike. E organizimi i tyre, do t’u kushtojë këtyre të fundit me mijëra euro.
Por, ato e kanë të kufizuar shumën e mjeteve që mund të shpenzojnë gjatë fushatës zgjedhore, raporton KTV.
Sipas Valmir Elezit, nga Komisioni Qendror Zgjedhor, secili subjekt politik mund të shpenzojë deri në 50 centë për një votues në zgjedhjet e 6 tetorit.
Shumën të cilën do ta shpenzojnë gjatë kësaj fushate, ende nuk e ka planifikuar Partia Demokratike e Kosovës.
Megjithatë, Ilir Gashi thotë se e do t’i respektojnë kufizimet e përcaktuara.
Kurse, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se për fushatën zgjedhore do të shpenzojnë sa më pak që të jetë e mundur.
Në bazë të listës preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e 6 tetorit kanë të drejtë vote rreth 1 milion e 970 mijë votues.