Haradinaj: Në KEK në kohë zgjedhjesh kanë hapë konkurs për 130 vende pune, kështu nuk luftohet korrupsioni
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pasi u kthye në Kosovë ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të koalicionit AAK-PSD në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Ai ka përmendur një konkurs që ka hapur KEK-u në kohë zgjedhjesh.
“Në KEK dihet kush menaxhon. Në kohë të zgjedhjeve, e pashë një konkurs për 130 vende pune. Imagjinojeni pra, fjala që do ta luftojmë korrupsionin, besoni se është sikur me fol për 1 Prill. Pra, kur po flet Kadri Veseli dhe PDK-ja që kemi me e luftu korrupsionin e kemi me ndërru praktika është si me fol për 1 prill”, ka thënë Haradinaj.