Veseli viziton bazën e SHELL-it në Kosovë, premton forcim të diplomacisë ekonomike
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot kompaninë SHELL, ku është takuar me të rinjë e të reja që punojën në këtë kompani.
Veseli, nga aty ka thënë se do ta forcojnë diplomacinë ekenomike ëpr të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës, përcjell FaktePlus.
“Në bazën e SHELL-it në Kosovë takova të reja e të rinj, që me përkushtim punojnë për të siguruar mirëqenie për familjet e tyre. Ne do ta forcojmë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës, qasje më të mirë për prodhuesit në lëndë të parë dhe investime të huaja në vendin tonë, duke sjellë marka të njohura botërore”, ka thënë Veseli.
Ai I ka premtuar çdo ndërmarrësi në Kosovë se politika e jashte do u vihet në shërbim në promovimin e prodhimeve “Made in Kosova”.
“Çdo ndërmarrësi në Kosovë i premtoj se politika e jashtme do u vihet në shërbim për promovimin e prodhimeve “Made in Kosova” dhe lehtësimin e bashkëpunimit të tyre ndërkombëtare”, ka deklaruar Veseli.
Madje, ka thënë se punëtorët e SHELL-it, tashmë kanë vendosur se kënd do ta votojnë.
‘Punëtorët e SHELL-it tashmë kishin vendosur së kënd do ta votojnë. Numri 112 është shpresa e Kosovës! #PDK112”, ka deklaruar Veseli./FaktePlus