Brestovci: Do të sjellim ndryshim dhe zhvillim
Biznesmeni dhe ish- drejtori i Unionit të Bizneseve në Diasporë, Bekim Brestovci që tashmë po garon për deputet me Nisma Socialdemokrate, ka thënë se me angazhimin dhe iniciativat që do të ndërmerr në Kuvend do të sjell ndryshim dhe zhvillim.
Ai tha se është angazhuar në politikë pasi ka parë që Kosova ka nevojë për njerëz që ofrojnë politika që sjellin zhvillim.
“Kosova ka nevojë për njerëz që ofrojnë politika të duhura. Andaj, mora guximin të kërkoj votën tuaj në zgjedhjet e 6 tetorit i bindur se do të sjellë ndryshim dhe zhvillim. Votoni Nismën Socialdemokrate 122 dhe mua, Bekim Brestovcin me numër 16 në këtë listë. Këtë e kërkoj, me zotimin se do të jem zë i juaji dhe jo vetëm për një legjislaturë. Bashkë me ju për Shtetin tonë!”, ka thënë Brestovci.