Nisma prezanton kandidatët për deputet në Prizren
Në ambientet e SHFMU “Fadil Hisari” sot pritet të prezantohen kandidatët për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Prizren.
Siç ka njoftuar ky subjekt politik, tubimi pritet të mbahet në ora 19:00.
Nisma Socialdemokrate nga Prizreni në këto zgjedhje e ka rikandiduar Zafir Berishën, kurse në garë janë gjithsej tetë kandidatë për deputetë, gjashtë meshkuj e dy femra.
Fushata qendrore elektorale e Nismës është hapur mbrëmë në sallën e sportit “1 Tetori” ku edhe është vërejtur një numër i madh i anëtarëve e simpatizantëve, e cilësuar si befasi elektorale.