Sot 28 vjetori i referendumit për pavarësi, Haradinaj: Edhe 6 tetori është referendum
Në 28- vjetorin e Referendumit për Pavarësi të Kosovës, të mbajtur më 26 shtator 1991, kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe në 6 tetor e kemi një referendum të ngjashëm.
Ai ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum dhe se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, me partinë e tij në Qeveri.
“Më 26 shtator 1991 populli i Kosovës masovikisht i është përgjigjur referendumit, për t’u deklaruar për pavarësinë e vendit. Ky akt historik, vulosi vullnetin e popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur. Tani, 28 vjet më vonë, zgjedhjet që i kemi përpara janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, për ta çuar në vend amanetin e brezave”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ndërkohë gjendet në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Atje ai ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë.